Eranda Libohova ditët e fundit ka sjellë një këngë interesante dhe një klip të ri që mban titullin “Modeli më i mirë”.
Në një intervistë për “Sh2”, Eranda ka thënë se arsyeja që e ka titulluar kështu këngën është për t’iu referuar këngëtarëve, të cilët gjithmonë mbeten modelë për të tjerët.
Videoklipi i këngës është realizuar nga regjisori Alexander në bashkëpunim me Supersonic TV, ndërsa për këngë ajo ka bashkëpunuar me Big Bastën. Lexo lajmin e plote »
Nga e hëna fillon për të shtatin vit radhazi festivali i muzikës moderne shqiptare “Top Fest” i organizuar nga Top Channel, ku do të konkurrojnë këngëtarë dhe grupe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e diaspora.
“Është shndërruar tani në një prej traditave më të bukura të muzikës shqiptare. Pasi janë kapur të njëjtat standarde me evenimente të tilla që ndodhin në botë. Edhe këtë edicion si ato të mëparshmet, kemi këngë të bukura”, është shprehur prezantuesja e festivalit, Albana Osmani.
Lexo lajmin e plote »
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka premtuar shpërblime dhe ngritjen e strukturave të posaçme për zbardhjen e fatit dhe gjetjen e eshtrave të të pushkatuarve nga komunizmi.
“Qeveria do të vendosë shpërmbil për të gjithë ata që do të kontribuojnë dhe kanë dijeni për vendndodhjen e eshtarve të luftëtarëve të lirisë”, tha Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.
Deklarata e Berishës u bë pas zbulimit të rastësishëm të një varri të përbashkët të viktimave të komunizmit në malin e Dajtit. Lexo lajmin e plote »
Presidenti i Shqipërisë ka nisur sot negociatat për zgjidhjen e krizës politike në vende.
Presidenti Topi pasditen e sotme ka pritur në një takim të përbashkët ambasadorin e Spanjës dhe përfaqësuesin e Komisionit Evropian në Tiranë.
Në një takim të dytë Topi bisedoi me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Lexo lajmin e plote »
Njësitet e Specializuara të Policisë së Kosovës edhe sot po shprehin pakënaqësitë lidhur me moszbatimin e “Ligjit për policinë”, si dhe dispozitave ligjore për sistemin e ri të pagave.
Zëdhënësi i këshillit të përfaqësuesve të njësive të specializuara, Arbresh Dalipi ka thënë se deri në realizimin e kërkesave policët nuk do të zmbrapsen nga shprehja e pakënaqësitë. Lexo lajmin e plote »
Shtetet doemos të zbatojnë politikë për zvogëlimin e papunësisë e cila për shkak të recesionit, shumë shpejt u rrit në një numër të madh të vendeve të botës.
Ky është qëndrimi i njeriut të parë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Dominik Stros-Kan.
“Nuk mund të them se kriza ka përfunduar përderisa nuk përballemi me papunësinë. FMN-ja ka pozicion shumë të fuqishëm kur bëhet fjalë për këtë problem”, ka deklaruar Stros-Kan për radion franceze Er Te El. Lexo lajmin e plote »