1 mijë e 197 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

1 mijë e 197 raste të reja me COVID-19 në Kosovë – Lajmet e fundit



Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 1 mijë e 197 raste të reja me COVID-19.

Po ashtu është bërë e ditur se 1030 pacientë janë shëruar nga COVID-19.

Numri i rasteve aktive shënon shifrën 8.004.

Deri më tani në vendin tonë janë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.

Ndërkaq, mbi 900 mijë banorë kanë marrë dozën e parë, mbi 800 mijë të dyja dozat, ndërsa edhe të tretën mbi 100 mijë.

Prej raportimit të rasteve të para me COVID-19, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 3.178 vdekje. /Zëri