1 mijë e 534 raste të vdekjes nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në vend

1 mijë e 534 raste të vdekjes nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në vend – Lajmet e fundit



Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 344 raste pozitive me COVID-19, nga gjithsej 2281 mostra të testuara.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe dy raste të vdekjeve.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 63.433 raste nga 258.636 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.534 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.891 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.008. /Zëri