by lajme.org on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeEkonomi 10 destinacionet më të mira për t’u vizituar në dhjetor sipas Airbnbin Ekonomion November 21, 2022 Ndonëse pushimet verore mund të kenë qenë ato që ju emociononin më shumë kur ishit fëmijë, vitet e fundit, rritja e kërkesës për udhëtime gjatë stinës së dimrit për të vizituar vendet me diell në të gjithë botën, ka bërë që shumë njerëz të mendojnë për pushime edhe gjatë periudhës së Krishtlindjeve. Sipas të dhënave nga kërkimet e turistëve në Airbnb, kompania ka zbuluar destinacionet kryesore që vizitojnë udhëtarët përpara sezonit festiv. Dhe rezultatet sigurisht që janë nga më të ndryshmet. Sidnej, Australi Në krye të listës qëndron Sidnej, ku duket se një numër gjithnjë e më i madh udhëtarësh po kërkojnë të shfrytëzojnë mundësinë për të kaluar Krishtlindjet e para këtu që pas heqjes totale të kufizimeve të koronavirusit. Dhe, duke menduar për pamjet ikonë si ato të Teatrit të Operas dhe skenës së gjallë të artit dhe kulturës, nuk mund t’u vëmë faj vizitorëve për këtë zgjedhje. Málaga, Spanjë Si një udhëtim më i shkurtër se ai për në Australi, Malaga ka qenë prej kohësh një destinacion popullor për ata që kërkojnë diellin e dimrit. Me temperatura mesatare të muajit dhjetor që shkojnë 17°C, është pothuajse aq ngrohtë sa duhet për të shkuar në plazhe. Por, edhe nëse nuk është kështu, numri i madh i tregjeve, restoranteve dhe katedraleve mahnitëse me siguri që do t’ju argëtojë gjatë kësaj periudhe. Rovaniemi, Finlandë Për habinë e askujt, Rovaniemi në Finlandë, i njohur si shtëpia e vetë Babagjyshit, është destinacioni i përsosur për të kaluar Krishtlindjet si për çiftet, ashtu edhe për familjet. Atje do të përjetoni një atmosferë festive me dëborë, e cila plotësohet me xhirot me slitë dhe, pa dyshim, me verën e ngrohtë e dritat vezulluese. Bangkok, Tajlandë Në krye të listës për udhëtime të gjata është edhe destinacioni popullor i Azisë Juglindore, Bangkoku. Me temperatura 32°C dhe 0 ditë me shi, ky është vendi i përsosur për t’u larguar nga moti i ftohtë. Bangkoku është destinacioni perfekt për ata që duan të kalojnë ditët e Krishtlindjeve në plazh. Cape Town, Afrika e Jugut Cape Town është një destinacion i shkëlqyer për ata që kërkojnë aventura, të shijojnë detin ose të njohin kulturën e një vendi. Këtu do të mahniteni nga pamjet e malit të njohur Table, mund të vizitoni koloninë e pinguinëve në plazhin Boulders ose muzeun magjepsës në ishullin Robben. Mundësitë janë vërtet të pafundme. Bruksel, Belgjikë I njohur për tregjet e Krishtlindjeve dhe çokollatat, nuk mund të gjeni destinacion më të mirë dhe më të afërt, qoftë edhe për disa pushime të shpejta në fundjavë, sesa Brukseli. Vizitoni mbi 200 shtëpi druri, me çati dëbore dhe drita vezulluese, për t’u përfshirë në atmosferën festive. Oslo, Norvegji Një tjetër vend i preferuar për motin e ftohtë, kryeqyteti i Norvegjisë, Oslo, dallon jo vetëm për arkitekturën mahnitëse dhe Pallatin Kombëtar magjepsës të Operës dhe Baletit, por edhe për fjordet natyrore që ju lënë pa frymë. Bëni një tur në këtë qytet nëpërmjet lumit për të kuptuar lavdinë e tij. Alicante, Spanjë Lundrimi, banjot e diellit, kodrat e pjerrëta dhe sangria mund të jenë elementët prej të cilëve njihet më së shumti Alicante, por sigurohuni që të mos anashkaloni lagjen e qytetit të vjetër, ku mund të gjeni katedrale të arkitekturës gotike, kështjella mesjetare dhe struktura që datojnë midis shekujve XV dhe XVIII. Stokholm, Suedi Ashtu si shumë qytete të tjera skandinave, dhjetori është periudha kur Stokholmi shndërrohet në një vend përrallor për atmosferën dimërore. Temperaturat janë nën zero dhe prisni që të shijoni reshje piktoreske të dëborës. Kankun, Meksikë E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, mund të zgjidhni të udhëtoni për në Amerikën Qendrore, pikërisht në Kankun. Me temperatura të buta prej 28°C gjatë gjithë muajit, ju mund të shijoni diellin dhe të konsumoni kokteje sipas dëshirës tuaj, teksa prisni nisjen e vitit 2023. / Stylist.co.uk Previous PostNext Post
on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Molliqaj: Kurti po i shantazhon qytetarët për raportet e Kosovës me SHBA-në – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e profesor Zeqir Shaqiri – Lajmet e fundit