10 pacientë të hospitalizuar në Klinikën Infektive presin rezultate për COVID-19

10 pacientë të hospitalizuar në Klinikën Infektive presin rezultate për COVID-19 – Lajmet e fundit



Në Klinikën Infektive në QKUK, janë të hospitalizuar edhe 10 pacientë të dyshuar me koronavirus, shkruan Zëri.info

10 pacientët e hospitalizuar janë në pritje të rezultateve të mostrave për koronavirus, ndërsa 47 të tjerë janë raste të konfirmuara dhe 4 tjerë kanë dal negativ.

QKUK, ka njoftuar se gjendja e 2 pacientëve është kritike dhe ndodhen në mjekimin intensiv në ventilim mekanik, 4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive dhe 41 raste kanë gjendje stabile

Deri mëngjesin e së martës në Klinikën Infektive, janë të hospitalizuar gjithësej 61 persona./ZERI