by lajme.org on August 10, 2022 Rizvanolli takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimin e teknologjisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte “El Dorado” për kriminelët – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Kosova dhe dialogu temë e nxehtë në parlamentin e Serbisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Ministria e Financave hap thirrje për angazhimin e pesë praktikantëve
by lajme.org on August 10, 2022 OEK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike Kosovë-Izrael
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë 100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe hapja e negociatave, koncert festiv në sheshin “Skënderbej”in Kulturëon July 29, 2022 Mijëra qytetarë kanë festuar mbrëmjen e djeshme në sheshin “Skënderbej” koncertin festiv me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në këtë koncert kanë performuar hitet e tyre muzikore disa nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, si Soni Malaj, Alban Skënderaj, Ylli Limani, Xhensila Myrtezaj, Çiljeta Xhilaga, Threedots, Anxhela Peristeri, Eneda Tarifa, Fifi dhe Flori Mumajesi. Koncerti u zhvillua në një atmosferë të zjarrtë festive, teksa artistët e ngjitur në skenë kanë argëtuar publikun, i cili feston këto dy ngjarje madhore për vendin tonë. Sheshi “Skënderbej” është shndërruar në një arenë të madhe festive ku skena është dekoruar me yjet e Bashkimit Evropian, teksa qytetarë të shumtë të cilët kanë shijuar ritmet e hiteve të këngëtarëve dhe valëvitën flamujt e Shqipërisë, SHBA-së dhe Bashkimit Evropian. Përveç qytetarëve të shumtë të pranishëm në këtë superkoncert ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe kabineti qeveritar. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka uruar shqiptarët me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA kanë nisur më 28 korrik 1922, pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Wilson doli në krah të vendit tonë. Ambasadori i parë amerikan në Tiranë ishte Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922. Ambasadori i parë shqiptar në Uashington ishte Faik Konica, i cili u emërua në këtë detyrë në vitin 1929 nga Ahmet Zogu. Ndërsa më 19 korrik 2022 Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disavjeçare./atsh/ KultPlus.com Lajme të ngjajshme: Mos e humb koncertin festiv në sheshin “Skënderbej” Previous PostNext Post
on August 10, 2022 S’ka barna adekuate në treg, vuajnë ata me veshka të transplantuara – Lajmet e fundit