by lajme.org on August 8, 2022 Vrasja e 7-vjeçares, protestuesit e telefonojnë ‘live’ Ramën – peticion për shkarkimin e ministrave – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 8, 2022 Në OKB flitet për ngritjen e kapaciteteve për zhvillim në Shqipëri – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 8, 2022 Çitaku: Nuk do të ketë luftë mos ndjellni frikë, NATO është garantuese e sovranitetit të Kosovës – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 8, 2022 ‘Nat’ e dite e shoh, edhe zemren ma ngroh, shoq’ e dashura ime, e mjera jetime’
by lajme.org on August 8, 2022 ‘Brinjët e shpisë pa tavan kërrusen përdite e ma fort, pa kenë të zojat me përballue shfrimet e imagjinatës teme të hallakatun’
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë 130 vjet nga lindja e ushtarit dhe aktivistit të çështjes kombëtare, Abaz Kupiin Kulturëon August 6, 2022 Abaz Kupi i lindur më 6 gusht 1892 në lagjen Varosh të Krujës, i njohur dhe si Bazi i Canës (Abazi i Hasanit), ishte ushtarak dhe aktivist i çështjes kombëtare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në ditët e zbarkimit të fashistëve italianë në vendin tonë, më 7 prill 1939, udhëhoqi qëndresën e repartit ushtarak të Durrësit (1932-1939), qëndresë e cila zgjati 36 orë dhe e shndërroi atë në një ikonë. Me pushtimin e Shqipërisë u largua në Stamboll dhe në qershor të vitit 1939 familja e tij u internua në Himarë. Rikthehet në atdhe me përkrahjen e ambasadës angleze në Beograd për të organizuar qëndresën kundër pushtuesit bashkë me të vëllanë, Ibrahimin, gjë që e bëri me shpenzimet e tij. Ishte një ndër organizatorët dhe pjesëmarrësit kryesorë të Mbledhjes së Pezës të mbajtur më 16 shtator 1942 si dhe u zgjodh anëtar i KANÇ. U bë gjithashtu nismëtari Konferencës së Mukjes të mbajtur në datat 1-2 gusht 1943 për të arritur bashkëpunimin midis Frontit Nacional Çlirimtar dhe Ballit Kombëtar. Kur Enver Hoxha hodhi poshtë Marrëveshjen e Mukjes me Konferencën e Labinotit në shtator 1943, Abaz Kupi u largua më 19 nëntor 1943 nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar. Më 21 nëntor formoi Lëvizjen e Legalitetit që mësynte në rikthimin e Mbretit Zog në Shqipëri. Pas kësaj udhëheqja e Partisë Komuniste urdhëroi asgjësimin fizik të Abaz Kupit. Më 24 tetor 1944 u largua nga atdheu nëpërmjet një barke të siguruar nga Ihsan Toptani në Shkodër, bashkë me dy bijtë e tij Petritin, Rustemin dhe përkthyesin Gaqo Goga. Udhëtuan për 6 ditë pa ushqim e pa ujë derisa u gjetën nga një anije pastruese-minash kanadeze që i çoi në Brindizi të Italisë. Pjesa tjetër e familjes qëndroi në Shkodër. Djali i vogël, Fatbardhi, u arrestua më 1945, ndërsa pjesa tjetër e familjes, bashkëshortja e tij dhe vajzat, do të internoheshin në Tepelenë e më pas në kampet e internimit të Myzeqesë. Në emigracion u mor me organizimin e mërgimtarëve për një bashkim politik e më pas u aktivizua në komitetin “Shqipëria e Lirë” me president Mit’hat bej Frashërin. Më 7 korrik 1949 u emërua president i Juntës ushtarake, nën projektin “Valuable” (organizëm kontrollues i operacioneve ushtarake sekrete për destabilizimin e regjimit komunist në Shqipëri). Në 1968-ën zhvendoset drejt Shteteve të Bashkuara ku më vonë ndërron jetë më 9 janar 1976 në New York. Trupi i tij prehet në Kew Gardens Cimitery në Queens. /ata/ KultPlus.com Previous PostNext Post
on August 8, 2022 Çitaku: Nuk do të ketë luftë mos ndjellni frikë, NATO është garantuese e sovranitetit të Kosovës – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 ‘Brinjët e shpisë pa tavan kërrusen përdite e ma fort, pa kenë të zojat me përballue shfrimet e imagjinatës teme të hallakatun’
on August 8, 2022 Hoti: Kosova duhet të dërgojë mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen tonë euro-atlantike – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Për kontributin në luftën e UÇK-së, Lladrovci planifikon të shpall Begajn “Qytetar Nderi” në Drenas – Lajmet e fundit