151 raste te reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë: 80 të shëruar dhe 3 humbje jete në 24 orë

147 raste të reja me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë: 53 të shëruar dhe 2 humbje jete në 24 orë

147 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV-2  janë identifikuar në 24 orëte  fundit nga 830 testime të kryera për të dyshuar të prekur nga COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 830 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 147 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 53 qytetarë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet COVID, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar dy qytetarë, një 59 vjeçar nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Elbasani”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka rënë në 53 numri i të shëruarve në 24 orët e fundit. Në të dy spitalet covid po trajtohen 199 pacientë të konfirmuar pozitivë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

“Një lajm i keq është se kjo e martë ka sjellë një ulje të ndjeshëm të numrit të qytetarëve që kanë fituar betejën me COVID. Ndryshe nga javët e kaluara, kur kjo shifër i kalonte rasteve ditore, sot janë shëruar 53 qytetarë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 199 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.”

Me rikthimin e shkollave , Ministria e shëndetësisë ka vënë theksin te rëndësia e respektimit me korrektësi e masave për të mbajtur nën kontroll infeksionin.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.