151 raste të reja me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit shërohen 45 qytetarë

151 raste të reja me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit shërohen 45 qytetarë

151 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa një pacient ka humbur jetën. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, i bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 852 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 151 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Një qytetarë 61 vjeçare nga Korça nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit ka qënë i ulët numri i pacientëve të shëruar plotësisht.

“Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend të përhapjes së infeksionit SARS-COV2, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që në hyrje të këtij komunikimi iu bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e këtij infeksioni të rrezikshëm.”

Në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 5 janë të intubuar.

SCAN 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.