151 raste te reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë: 80 të shëruar dhe 3 humbje jete në 24 orë

151 raste te reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë: 80 të shëruar dhe 3 humbje jete në 24 orë

Rritet sërish numri i rasteve të  reja  me Covid-19 në vend. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë  në 24 orët e fundit janë kryer 824 testime dhe  kanë rezultuar të  infektuar me këtë virus 151 qytetarë .

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:  71 raste në Tiranë, 12 raste në Kavajë, 10 raste në Fier, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Durrës, Lushnje, nga 4 raste në Divjakë, Fushë-Arrëz, Gramsh, nga 3 raste në Berat, Librazhd, Sarandë, 2 raste në Kukës, Gjirokastër, 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Mallakastër, Kamëz, Pogradec.”

Sipas Ministrisë 3 qytetar nuk kanë mundur  të mbijetojnë  ndërkohë që ka një rënie  të numrit të të shëruarve krahasuar me ditët e fundit ku gjatë  24 orëve janë shëruar nga ky virus 80 qytetarë

“Në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçare nga Durrësi, dhe një 91 vjeçar nga Tirana.  80 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6186 që nga fillimi i epidemisë ne vend.”

Aktualisht në të dy spitalet  Covid po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.  që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej  68728 testime dhe identifikuar 10406 raste pozitive nga të cilat  3901 janë aktive.

SCAN

 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.