17 pacientë me COVID-19 në gjendje kritike, katër prej tyre të intubuar

17 pacientë me COVID-19 në gjendje kritike, katër prej tyre të intubuar – Lajmet e fundit



Bazuar në raportin 24 orësh nga klinikat e QKUK-së dhe shtatë spitalet e përgjithshme në SHSKUK janë të shtrirë 282 pacientë të konfirmuar pozitiv me Covid-19.

Në QKUK janë 160 pacientë, kurse 122 në spitalet e përgjithshme. Prej tyre, 103 në Klinikën Infektive, 39 në Pulmologji dhe 17 në njësinë intensive të Mjekësisë Sportive, raporton Zeri.info

Prej numrit total të pacientëve, 122 pacientë janë me oksigjenoterapi në QKUK, kurse 69 në spitalet e përgjithshme.

Në SHSKUK janë 17 pacientë me Covid-19 në gjendje kritike, katër prej tyre të intubuar, njoftohet nga ky institucion. /Zëri