3 milionë euro donacione nga Holanda për Shqipërinë. Ministri i Jashtëm jep lajmin

3 milionë euro donacione nga Holanda për Shqipërinë. Ministri i Jashtëm jep lajmin

Në prag të konferencës së Donatorëve një lajm i mirë vjen nga Holanda. Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok me anë të një videoje ka bërë të ditur se Shqipërisë për dëmet e shkaktuar nga tërmeti vendi i tij do t’i dhurojë 3 milion euro.

Blok, përmes një video mesazhi në Twitter thotë  se qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet e rindërtimit.

“Vendet e Ulëta janë të përkushtuara fort që të ndihmojnë Shqipërinë në përpjekjet për rindërtim. Në solidaritet me popullin shqiptar Vendet e ulëta do të dhurojnë 3 milionë euro për rindërtimin” shkruan Ministri i Jashtëm holandez.

Kujtojmë se fatura e dëmeve nga tërmetit sipas qeverisë përllogaritet 980 milionë euro, teksa rindërtimi kërkon rreth 1.08 mld euro.

Ndërkohë të hënën në Bruksel mbahet Konferenca e Donatorëve  që do të drejtohet  nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Kryeministri Edi Rama u shpreh dje se është optimist për sa u përket donacioneve që pritet të dhurohen për Shqipërinë të hënën në Bruksel.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.