41 raste pozitive me koronavirus në Prishtinë

41 raste pozitive me koronavirus në Prishtinë – Lajmet e fundit



Nga rezultatet e fundit të bëra publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, raportohet se vetem në komunën e Prishtinës, pozitivë me COVID-19, kanë rezultuar 41 persona, përcjell “Zëri.info”.

Numri i përgjithshëm i rasteve deri më tani është 2799, për pasojë 49 persona kanë humbur jetën të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.