47 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

47 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri – Lajmet e fundit



Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3025 testime, nga të cilat 47 qytetarë janë pozitivë me COVID-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit nuk ka vdekur asnjë person i prekur me koronavirus.

Ndërsa 13 persona janë shëruar nga COVID-19. /Zëri