50 vjet rom

50 vjet rom

Nga Denis Galushi

– 8 Prilli, është data më e rëndësishme e më shumë se tridhjetë milionë Romëve në botë.

– 8 Prilli, është data e shenjtë e numrit më të madh minoritar në Evropë.

– 8 Prilli, është data e revolucionit Rom anembanë botës dhe, për të kujtuar këtë ditë të veçantë, në sot me patjetër duhet të kthehemi ne retrospektivën e vitit 1971, konkretisht pesëdhjete vite më parë, apo gjysmë shekulli mbrapa për të kujtuar gjitha kongreset e mbajtura nga viti 1971 e deri më sot, plot dhjetë, nga Unioni i Bashkuar i Romëve – IRU, me shumë vendime të rëndësishme për popullin tonë.

Ashtu:

– Kongresi i Parë Botëror i Romëve u organizua në 1971 në Orpington afër Londrës, Angli, Mbretëri e Bashkuar, financuar pjesërisht nga Këshilli Botëror i Kishave dhe Qeveria e Indisë.

Në të morën pjesë 23 përfaqësues nga nëntë kombe (Ish Çekosllovakia, Finlanda, Norvegjia, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Spanja dhe Ish Jugosllavia) dhe vëzhgues nga Belgjika, Kanada, India dhe Shtetet e Bashkuara. Pesë nën-komisione u krijuan për të shqyrtuar çështjet shoqërore, arsimin, krimet e luftës gjatë luftës së Dytë Botërore-Holokaustin, gjuhën dhe kulturën.

Në kongres, flamuri gjelbër dhe kaltër nga konferenca e 1933 e Shoqatës së Përgjithshme të Romëve të Rumanisë, zbukuruar me chakra-drunj të kuqe, gjithsej gjashtëmbëdhjetë qe edhe simbolizojnë gjashtëmbëdhjetë të folurat rome, u rikonfirmua si emblema kombëtare e popullit Rom, dhe kënga “Gelem, Gelem” u miratua si himni i romëve. Përdorimi i fjalës “Rom”, që do thotë njeri-njerëz (në vend të emrave pezhorative si: gypsi, cigan, çingene, maxhup) u pranua gjithashtu nga shumica e të pranishmëve; si rezultat, Komiteti Ndërkombëtar i Romëve (themeluar në vitin 1965) u quajt Komiteto Lumniako Romano (Komiteti Ndërkombëtar i Romëve).

– Kongresi i Dytë në prill 1978, u mbajt në Gjenevë, Zvicër dhe morën pjesë 120 delegatë nga 26 vende. Të pranishmit ndihmuan në transformimin e Komitetit Ndërkombëtar të Romëve në Unionin Ndërkombëtar të Romëve-IRU

– Kongresi i Tretë u mbajt në Göttingen, Gjermania Perëndimore në maj 1981, me 600 delegatë dhe vëzhgues nga 28 vende të ndryshme. Të pranishmit mbështetën thirrjen që romët të njihen si një pakicë kombëtare me origjinë indiane. Porajmos-Holokausti ishte një temë kryesore e diskutimit.

– Në vitin 1990, Kongresi i Katërt u mbajt në Serock, Poloni me 250 delegatë të pranishëm. Temat e diskutimit përfshinin dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore, arsimin, kulturën, marrëdhëniet me publikun, gjuhën dhe një enciklopedi në gjuhën rome.

Dita Ndërkombëtare e Romëve u shpall zyrtarisht si 8 Prill, për nder të takimit të parë të Kongresit Botëror të Romëve në 1971.

– Kongresi i Pestë Botëror i Romëve u mbajt në Pragë, Republika Çeke në Korrik, 2000.

Emil Ščuka u zgjodh si president i Unionit Ndërkombëtar të Romëve. Kongresi prodhoi Deklaratën zyrtare të kombit që: Romët nuk kanë shtet territorial, por bota është shteti i tyre.

– Kongresi i Gjashtë u mbajt në Lanciano, Itali në 8 – 9 Tetor 2004, me pjesëmarrjen e mbi 200 delegatëve nga 39 vende të botës. Delegatët zgjodhën një president të ri për Unionin Ndërkombëtar të Romëve (Stanisław Stankiewicz i Polonisë) dhe një president të ri të Parlamentit Botëror të IRU (Dragan Jevremoviç i Austrisë). Një komitet i ri u krijua për të shqyrtuar çështjet që rrethojnë gratë, familjet dhe fëmijët.

– Kongresi i Shtatë u mbajt në Zagreb, Kroaci në Tetor 2008. Pothuajse 300 delegatë nga 28 vende të ndryshme morën pjesë në takim, i cili lëshoi Planin e Veprimit për Ndërtimin e Kombit Rom, një dokument i cili përshkruan planet për zhvillimin e nacionalizmit dhe përfaqësimit Rom. Esma Redžepova interpretoi himnin Rom.

– Kongresi i Tetë u mbajt në Sibiu, Rumani në Prill 2013. Përafërsisht 250 delegatë nga 34 vende të ndryshme morën pjesë në takim.

Kongresi i nëntë u mbajt në Riga, Letoni në Gusht 2015, përafërsisht 250 delegatë nga 25 vende ishin të pranishëm. Përjashtimisht, 21 vende nga 25 të pranishmit formuan një Federatë për të trajtuar çështjet që prekin popullin Romë.

– Kongresi i dhjetë u mbajt me 18-20 Mars 2016 në Shkup, Maqedoni. U ndoq nga 100 delegatë dhe anëtarë të IRU nga 40 vende, Zoran Dimov u zgjodh President i IRU. Pas kësaj u zgjodh një udhëheqje e re e Parlamentit të IRU-së e kryesuar nga Steve Balogh i Austrisë. Ata gjithashtu miratuan disa deklarata duke përfshirë një nga Deklaratat e rëndësishme mbi Tranzicionin Demokratik – votimin elektronik dhe krijimin e një Komiteti për Tranzicionin Demokratik, Kryetari i të cilit është Grattan Puxon nga Anglia, i cili është gjithashtu Sekretari i Parë i Përgjithshëm i IRU i zgjedhur në Londër në 1971.

Emri – Rom
Mbiemri – Kosovë, dhe gjitha vendet e planetit Tokë
Shteti – Bota
Mosha – 50
Origjina – India
Urime-Bahtalo! / KultPlus.com

The post 50 vjet rom appeared first on KultPlus.