6 raste të reja me Koronavirus në Vushtrri

6 raste të reja me Koronavirus në Vushtrri – Lajmet e fundit



Nga 12 të infektuar me virusin COVID-19, sa janë konfirmuar sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, 6 janë nga komuna e Vushtrrisë.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka inkurajuar të jenë që qytetarët, të kenë kujdes dhe të respektojnë masat mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.

“15 qytetarë të shëruar dhe 6 raste të reja kontakti me Covid 19 në Vushtrri. Secili nga ne duhet të jemi të kujdeshëm dhe të ruajmë maksimalisht njëri tjetrin të respektojmë masat, distancën sociale dhe maskat. Të gjithë bashkë do të ja dalim faqebardhë”, bëri thirrje ai.

Sot më 29 maj 2020, janë shëruar 9 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 829 raste nga 1064 të infektuar gjithsejtë.