67 raste të reja me Covid – Ndërrojnë jetë 2 paciente nga Tirana / Shërohen 45 të tjerë

67 raste të reja me Covid – Ndërrojnë jetë 2 paciente nga Tirana / Shërohen 45 të tjerë

Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 376 qytetarë ku kanë rezultuar pozitiv 67 raste të reja, duke e çuar në 2818 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.

Rastet e reja janë përkatësisht: 34 raste në Tiranë, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 4 raste në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin dhe Korçë, nga 2 raste në Kukës dhe Krujë si dhe nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnjë dhe Kamëz.

Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 88 pacientë ku 8 prej tyre janë në terapi intensive dhe 1 në intubim, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes. Gjithashtu është konfirmuar dhe infektimi i një fëmije dy muajsh.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 paciente nga Tirana të moshës 67 dhe 73 vjeç, si pasojë e sëmundjeve të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 pacientë, duke e çuar në 1637 numrin total të tyre dhe ka akoma 1108 raste aktive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.