770 pacientë të shtrirë në klinikat COVID të QKUK-së dhe spitale, 33 në gjendje të rëndë

770 pacientë të shtrirë në klinikat COVID të QKUK-së dhe spitale, 33 në gjendje të rëndë – Lajmet e fundit



Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, aktualisht janë duke u trajtuar 770 pacientë.

Sipas raportit ditor nga SHSKUK-ja, thuhet se 630 preh tyre janë të konfirmuar me COVID-19, 608 po trajtohen me oksigjenoterapi, ndërsa 33 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Zeri.info.

Raporti i plotë nga SHSKUK-ja:

Në bazë të raportit të punës për datën 20 prill 2021, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 770 pacientë.

630 raste janë të konfirmuar me Sars-Cov-2

33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

608 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 321 pacientë:

250 të konfirmuar me Sars Cov-2

13 në gjendje të rënduar

267 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 112 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 68 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 28 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 17 pacientë + 4 në intensiven e Klinikës Infektive

Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 449 pacientë:

380 të konfirmuar pozitivë

20 në gjendje të rënduar shëndetësore

341- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 61pacientë

Spitali i Gjakovës, 78 pacientë

Spitali i Pejës, 101pacientë

Spitali i Gjilanit, 81 pacientë

Spitali i Ferizajt, 64 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 47 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 17 pacientë