375 gjoba anti-COVID gjatë 24 orëve të fundit në vend

783 kosovarë u gjobiten gjatë 24 orëve të fundit për mosrespektim të masave anti-COVID – Lajmet e fundit



Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 783 gjoba ndaj banorëve të Kosovës që nuk respektuan masat anti-COVID.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive në vend ka arritur në 68.777 raste nga 303.652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.595 raste të vdekjes.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKSHPK) ka riapeluar te qytetarët që të zbatojnë masat e qeverisë për mbrojtje nga koronavirusi.

“Mbuloni gojën dhe hundën me maskë. Mbani higjienën. Respektoni distancën”, është mesazhi i IKSHPK-së i publikuar në faqen zyrtare e që është dhe masa parandaluese për të mos u infektuar me koronavirus. /Zëri.info