8 raste të reja me Covid – Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka asnjë humbje jete prej 3 javësh

8 raste të reja me Covid – Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka asnjë humbje jete prej 3 javësh

Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 200 qytetarë ku kanë rezultuar pozitiv 8 raste të reja, duke e çuar në 989 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.

Rastet e reja janë përkatësisht: 5 raste në Tiranë. 2 raste Durrës dhe 1 në Krujë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 6 pacientë, dhe janë akoma 175 raste aktive.

Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 16 pacientë ku 5 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

SCAN

 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.