82 milion Euro financime nga Gjermania, por me kusht - Programe për mbetjet, HEC-in e Fierzës dhe Bashkitë nëse vlejnë për t’u mbështetur

82 milion Euro financime nga Gjermania, por me kusht – Programe për mbetjet, HEC-in e Fierzës dhe Bashkitë nëse vlejnë për t’u mbështetur

Rreth 82 milionë euro do të mund të përfitohen nga Qeveria shqiptare nga Gjermania përmes tre granteve e kredive të buta me kushtin që kjo e fundit të sigurojnë se projektet vlejnë për t’u mbështetur. Janë publikuar tashmë në Fletoren zyrtare 3 marrëveshje me shtetin gjerman përmes disa programeve voluminozë që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbetjeve, zhvillimin rajonal dhe rehabilitimin e Hidrocentralit të Fierzës.

Marrëveshja e parë i jep umndësi shtetit shqiptar të marrë nga banka KfË  një kredi të butë, në vlerë të përgjithshme deri në 50 000 000 euro për zbatimin e projektit “Programi për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve (DKTI)”, nëse nga shqyrtimi përkatës ka rezultuar, se projekti vlen për t’u mbështetur në pikëpamje të politikave zhvillimore, dhe nëse vazhdon të konfirmohet aftësia  kredimarrëse e Republikës së Shqipërisë, si dhe nëse Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë jep garanci shtetërore, për sa kohë nuk është ai vetë marrësi i kredisë. Më tej, po kjo marrëveshje siguron një kontribut financimi për masa të nevojshme shoqëruese për zbatimin dhe mbikëqyrjen e projektit të përmendur në paragrafin 1, në vlerë të përgjithshme deri në 5 000 000 euro, bashkë me një tjetër kontribut, në vlerë të përgjithshme deri në 6 900 000 nëse nga shqyrtimi përkatës ka rezultuar se projekti vlen për t’u mbështetur dhe konfirmohet, se i plotëson kriteret e veçanta të financimit.

Gjithnjë në rast se Shqipëria provon se projekti vlen për t’u mbështetur, Shteti Gjerman ofron 2 milionë euro për rehabilimitimin e Hidrocentrali të Fierzës.

Ndërkohë që granti i tretë prej 20 milionë eurosh jepet në kuadër të bashkëpunimit publik për zhvillim për zbatimin e projektit “Programi I investimeve për zhvillim të integruar rajonal”.

Në marrëveshjet përkatëse përcaktohet se premtimi i shumave do të zhvlerësohet, në rast se kontratat përkatëse të huas dhe të financimit nuk lidhen brenda katër viteve pas vitit të premtimit financiar. Për këto shuma afati përfundon me mbarimin e datës 31 dhjetor 2022.

Lorenc Rabeta / SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.