93 raste të reja me Covid – Humbin jetën 4 pacientë të tjerë gjatë 24 orëve të fundit

93 raste të reja me Covid – Humbin jetën 4 pacientë të tjerë gjatë 24 orëve të fundit

Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 420 qytetarë ku kanë rezultuar pozitiv 93 raste të reja.

Rastet e reja janë përkatësisht: 62 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 4 raste në Gjirokastër, 3 raste në Durrës dhe Pukë, 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë dhe Malësi e Madhe, si dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rogozhinë, Berat, Tepelenë.

Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 72 pacientë ku 8 prej tyre janë në terapi intensive dhe 4 në intubim, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë të moshës 68, 65, 63 dhe 71 vjeç, si pasojë e sëmundjeve shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 6 pacientë duke e çuar numrin total të të shëruarve në 1881, dhe ka akoma 1401 raste aktive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.