94-vjeçari thyen rekord për kohën më të shpejtë në arritjen e një milion ndjekësve në Instagram

94-vjeçari thyen rekord për kohën më të shpejtë në arritjen e një milion ndjekësve në Instagram

Ambientalisti 94-vjeçar, David Attenborough nga Britania e Madhe ka debutuar në Instagram dhe ka thyer rekordin për kohën më të shkurtër deri në arritjen e një milion ndjekësve.

Postimi i tij i parë ishte një video për shqetësimet për ngrohjen globale. Për vetëm katër orë, ajo ia solli një milion ndjekës, ndërsa videoja grumbulloi më shumë se dy milionë shikime.

“Rrjetet sociale s’janë hapësira më e zakonshme për Davidin, andaj deri sa ai po xhiron mesazhe të tilla si ky për Instagram, ne do t’i ndihmojmë në menaxhimin e llogarisë”, kanë thënë menaxherët që ia mbajnë llogarinë në rrjetin social, Collin Butfield dhe Johnnie Hughes.

“Kam paraqitje në radio dhe televizione për 60 vjet. Por kjo është paraqitja ime e parë në Instagram. Siç e dimë të gjithë, bota është në telashe. Kontinentet po digjen, akullnajat po shkrihen, peshqit po zhduken nga oqeanet. Lista vazhdon”, ka thënë ndër tjerash ai në videon e parë.

Me këtë rast, Attenborough ka thyer rekordin e aktores amerikane Jennifer Anniston, që kishte grumbulluar një milion ndjekës për pesë orë e 16 minuta./ KultPlus.com