Haradinaj flet për Reshitajn, thotë se AAK-ja nuk e ka në natyrë të përjashtojë anëtarë

AAK-ja, e gatshme të jetë pjesë e dialogut me Serbinë – Lajmet e fundit



Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është e gatshme të jetë pjesë e dialogut me Serbinë. Këtë e ka konfirmuar në një intervistë për Ekonominë Online anëtari i Kryesisë së kësaj partie, njëherësh edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Ai tha se në diskutimin që ka pasur me kreun e partisë, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kryesinë është gatshëm të kontribuojë për tema që janë të rëndësishme për vendin.

Sipas Ramosajt, nëse një gjë e tillë i kërkohet kryetarit Haradinaj, AAK-ja do të jetë pjesë e dialogut.

“Në bisedat qe kemi pasur me zotëri Haradinajn dhe me Kryesinë e AAK-së, është tepër e veçantë, sepse lideri ynë gjithmonë e ka gatishmërinë për tema që janë të rëndësishme për shtetin edhe politikën.

Në rast se i kërkohet Aleancës të jetë pjesë e dialogut si lider, besoj se do të jemi pjesë e dialogut”.

Mes të tjerash, ai foli edhe për dokumentin “non-paper”, ku sipas tij Qeveria duhet të ketë kujdes, ngase nuk është koha për gabime, raporton EO-ja.

“Sa i përket ‘non-paper’-it, duhet të ketë kujdes, sepse i përcakton kriteret, ka garantues, ka marrëveshje dhe nuk mund të dalë prej kornizave dhe në këto raste duhet të ketë kujdes, sepse kemi pasur të kaluar të keqe me këto dokumente dhe tash nuk është koha për gabime”.

Sipas tij, kur vaksinat kundër COVID-19, shpërndarja pritet të bëhet edhe në komunën e Deçanit.

“Kur vijnë vaksinat, vijnë në nivel të shtetit dhe shpërndarja duhet të jetë e zakonshme”, tha ai.