AAK-ja mban konferencë për media në orën 12:00, flasin për pandeminë

AAK-ja mban konferencë për media në orën 12:00, flasin për pandeminë – Lajmet e fundit



Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media sot në orën 12:00.

AAK-ja ka bërë të ditur se konferenca do të mbahet lidhur me menaxhimin e pandemisë dhe vaksinat.

“Sot me fillim nga ora 12:00, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK, Prof. Dr. Shemsedin Dreshaj, mban konferencë për media, me temën: “Menaxhimi i pandemisë dhe vaksinat”. Konferenca mbahet në Selinë Qendrore të AAK-së në Prishtinë”, thuhet në njoftim./Zëri