Albin Kurti e fton Blerim Shalën në dialog, Haki Abazi i del kundër

Abazi: Modeli i dy Gjermanive, i propozuar nga qarqet e Beogradit në 2006 – Lajmet e fundit



Deputeti nga radhët e LVV-së, Haki Abazi ka thënë se modeli i dy Gjermanive është i propozuar në vitin 2006 nga qarqet e Beogradit.

Ky reagim erdhi pasi u përfol se një model i tillë do të realizohet në Kosovës, raporton Zeri.info.

“Marrëveshja sipas modelit të dy Gjermanive është model i propozuar në vitin 2006 nga qarqet e Beogradit. Ky propozim në thelb është gabim dhe i papranueshëm”, u shpreh ai.

Abazi ka thënë se një model të tillë Kosova mund ta pranojë vetëm nëse ka të bëjë me bashkimin me Shqipërinë.

“Pavarësia e Kosovës është projekt i kompromisit për Paqe dhe jo falje ndaj Serbisë dhe krimeve që ajo ka bërë mbi shqiptarët në më shumë se dy shekuj radhazi”, shkroi ai. /Zëri