Abazoviqi nënshkruan marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe

Abazoviqi nënshkruan marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe – Lajmet e fundit



Është nënshkruar Marrëveshja Themelore ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfirije ka mbërritur në Mal të Zi dhe se marrëveshja është nënshkruar në objektin qeveritar Vila Gorica në Budvë, ka raportuar “Vijesti” i Podgoricës, transmeton Zeri.info.

Një pjesë e mediave paraprakisht kishin bërë të ditur se nënshkrimi do të bëhej më 3 gusht, por kryeministri Dritan Abazoviq e mohoi atë kohë.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, më herët në një intervistë për N1 kishte deklaruar se zyrtarisht do të ngrinte çështjen e zëvendësimit të Qeverisë nëse Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe nënshkruhet në mënyrën e paralajmëruar nga kryeministri Abazoviq.

Versioni aktual i Marrëveshjes Themelore për marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare.

Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia mësimit fetar në shkollat publike, i njihet subjektiviteti për gjashtë shekuj më i gjatë se sa që Kisha Ortodokse Serbe ka në Serbi, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe në disa fusha ia mundëson statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore. /Zëri