by lajme.org on January 29, 2023 Rruga e dëmtuar për në Rugovë, lë pa turistë këtë zonë turistike – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 29, 2023 “Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh”
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Abdixhiku: Amnistimi i Berishajt e rehabilitimi i Ivanoviqit, skandale që kërkojnë përgjigje – Lajmet e funditin Lajmeon January 25, 2023 Në kuadër të ciklit debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka qëndruar në Malishevë, ku gjatë takimit me qytetarë dhe struktura, ka folur ndër të tjera edhe për dy skandalet e fundit. Atë të Oliver Ivanoviqit, kriminel i luftës i dënuar me 9 vite burgim i lartësuar nga kryeministri Kurti si kontributdhënës për qytetin, si dhe për skandalin me ambasadorin Martin Berishaj. Sipas tij, skandalet e njëpasnjëshme që kanë vërshuar këtë Qeveri e këtë mentalitet qeverisës tashmë janë bërë të zakonshme. “Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj përveçse nuk e deklaroi pronësinë e tij mbi tri kompani private, në deklarimin e obligueshëm të pasurisë së tij, ai ka shkuar përtej edhe ka fshehur pasurinë e tij. Pra një ambasador i Kosovës në Kroaci me dy kallëzime penale, vazhdon të marrë mbështetje të parezervë prej pushtetit, përkundër fakteve tashmë të qarta nga media vendore e ndërkombëtare. Sipas raportimeve tashmë të bëra publike, janë tërhequr nga ai në mes të Prishtinës, 1.4 milionë euro para të gatshme kesh. Paratë janë transferuar nga kompania energjetike ‘GEN-I’ me seli në Beograd. Ballina me lajme skandaloze në rajon për të njëjtin rast por heshtje totale e kryeministrit tonë. A është ligji i njëjtë si për të gjithë qytetarët tanë, i njëjtë për familjarë, miq e bashkëpunëtorë?”, ka thënë Abdixhiku. Në komunikatën e LDK-së thuhet se Abdixhiku ka folur edhe për deklarimin e kryeministrit të Kosovës dhe lartnimin e figurës së Oliver Ivanoviq, i dënuar për krime lufte. “Glorifikimi i një krimineli lufte, i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen e 31 civilëve shqiptarë. I njëjti nga pushteti aktual na portretizohet si person që ka kontribuar për një Kosovë shumë etnike, pra njeriun që pushteti e cilëson si kontribues të qytetit të tij. Mjafton tu referohemi të dhënave të dëshmitarëve të familjarëve të vrarë e të shohim qartë se çfarë krimineli lufte, kryeministri ynë po na e paraqet si promovues të paqes dhe harmonisë ndëretnike. Kërkim falja është më e pakta që mund të ia bëjmë popullit tonë”, ka thënë Abdixhiku. Po ashtu Abdixhiku ka theksuar faktin që ky nuk është ndryshimi që Kosova ka pasur nevojë; kjo nuk është Kosova që gjenerata të tëra kanë sakrifikuar për të. Lajme të ngjajshme: KGJK-ja nuk tërhiqet nga kërkesa që të mos u ulet paga, nga shoqëria civile kërkojnë zgjidhje të problemit – Lajmet e fundit Ymeri dyshon se Kurti mund të jetë i lidhur me rastin e Berishajt: VV-ja publikon video për të mbuluar skandale – Lajmet e fundit “E mallkoj dorën që të votova”, motra e viktimës së Ivanoviqit i reagon ashpër Kurtit – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on January 29, 2023 Rruga e dëmtuar për në Rugovë, lë pa turistë këtë zonë turistike – Lajmet e fundit
on January 29, 2023 “Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh”
on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Deputetja e LDK-së Muratit: Je injorant, shteti nuk zhvillohet me politikat e lëmoshës – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Molliqaj: Kurti po i shantazhon qytetarët për raportet e Kosovës me SHBA-në – Lajmet e fundit