Abdixhiku takim me nënsekretarin e Finlandës, diskutojnë për dialogun Kosovë – Serbi dhe liberalizimin e vizave

Abdixhiku takim me nënsekretarin e Finlandës, diskutojnë për dialogun Kosovë – Serbi dhe liberalizimin e vizave – Lajmet e fundit



Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, mëngjesin e sotëm ka pritur në takim nënsekretarin e shtetit finladez për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kai Sauer.

Gjatë këtij takimi, Abdixhiku ka njoftuar nënsekretarin finlandez për prioritetet e tij në zhvillimin ekonomik, luftimin e korrupsionit, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale.

Në anën tjetër, nënsekretari shprehu gatishmërinë e shtetit finlandez për përkrahjen e Kosovës në proceset e saj integruese dhe zhvillimore.

“Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, liberalizimin e vizave dhe thellimin e bashkëpunimit me shtetet mike rreth fuqizimit të pozicionit të Kosovës për njohje dhe anëtarësime”, thuhet në komunikatën e dërguar për media. /Zëri