Abrashi dhe Rugova nënshkruan memorandum për financimin e projekteve infrastrukturore

Abrashi dhe Rugova nënshkruan memorandum për financimin e projekteve infrastrukturore

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka  nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore, me kryetarin e Komunës së Istogut, Haki Rugova.

 Ministri
Abrashi tha se sot ishin në Istog për të filluar disa punë të mbara për këtë
komunë dhe regjionin.

 Memorandumi
i Mirëkuptimit që u nënshkrua sot, parasheh bartjen e kompetencave dhe mjetet
buxhetore për fillimin e një rruge shumë të rëndësishme për Istogun që lidhet
me Moknen.

“Po hapet një perspektivë e re zhvillimore në
turizëm, ekonomi dhe blegtori edhe për Istogun dhe regjionin ku fillon një
lidhje e rëndësishme e Istogut me bjeshkët”, tha Abrashi.

 Ministri
Abrashi bëri të ditur se kanë diskutuar edhe për një projekt strategjik për
Istogun për zonën përreth dhe Klinën.

 “Ideja
e fillimit të projektimit të rrugës Istog–Klinë, rrugë e cila do të zgjerohet
në katër korsi, që lidh Istogun me autostradën Prishtinë-Pejë, dhe me rrugën
nga Dollci deri në Gjakovë dhe në autostradën Ibrahim Rugova”, tha Abrashi.

 Ndërsa
kryetari i Istogut, Haki Rugova, tha se 
realizmi i këtij projekti që lidh Istogun me Moknen, është një projekt i
kamotshëm i cili shumë shpejt do të fillojë me fazën e parë.

 Në
kuadër të Memorandumit që u nënshkrua sot, do të realizohet projekti “Ndërtimi
i Rrugës Livadhet e Istogut – Mokën faza e parë”.