Abrashi fajëson VV-në për situatën me pandemi, thotë se gjendja po shkon drejt stabilizimit

Abrashi fajëson VV-në për situatën me pandemi, thotë se gjendja po shkon drejt stabilizimit – Lajmet e fundit



Ministri i Infrastrukturës dhe anëtari i LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se vendi po shkon drejt stabilizimit të gjendjes me pandeminë.

Ai e komentoi edhe letrën e liderit të LVV-së, Albin Kurti, i cili kërkoi ndihmë nga ndërkombëtarët.

“Unë mendoj që kjo është pjesë e opozitarizmit. Unë mendoj se në çoftë se flasim për alternativa të tilla, është VV që e ka sjellë vendin në këtë gjendje. Pastaj mos të flasim për ftohjen me partnerët tanë strategjik. Ka qenë vet kryeministri Kurti i cili nuk e dorëzoi detyrën dhe e ka bërë lirimin e të gjitha masave në mënyrë të menjëhershme. Na u kanë dashur dy muaj ta menaxhojmë këtë situatë. Ai mblodhi disa mijëra qytetarë në shesh e cila ka sjellë situatën këtu. Tash pas dy muajve menaxhim, gjendja po shkon drejt stabilizimit”, ka deklaruar Abrashi në T7. /Zëri