Accenture përfundon blerjen e kompanisë Sentia

Accenture përfundon blerjen e kompanisë Sentia

Accenture ACN ka përfunduar blerjen e bizneseve të Sentia-s në Holandë, Belgjikë dhe Bullgari. Grupi Sentia, me seli në Holandë, ofron shërbime këshillimi dhe shpërndarjeje të programeve kompjuterike cloud.

Blerja, e shpallur më 2 gusht, shton më shumë se 300 specialistë të cloud në Accenture Cloud First, duke forcuar aftësitë e Accenture për të ofruar shërbime të infrastrukturës cloud.

“Prioriteti i Accenture Cloud First është të ndihmojë klientët duke ndërtuar bërthamën e tyre dixhitale, duke optimizuar operacionet dhe duke përshpejtuar rritjen”, tha Karthik Narain, drejtuesi i Accenture Cloud First. “Shtimi i ekipit Sentia zgjeron aftësitë tona të zhvendosjes dhe modernizimit dhe na pajis më mirë për të ndihmuar kompanitë të optimizojnë ngarkesat e tyre të punës”.

Roy Ikink, drejtues i Accenture Cloud First në Holandë, shtoi: “Blerja e biznesit të Sentia-s në Holandë, Belgjikë dhe Bullgari, rrit aftësitë tona në Europë, veçanërisht rreth “reve” hibride dhe sovrane. Përvoja e ekipit të Sentia-s në këtë fushë, do të jetë e çmuar”.

Shërbimet kryesore të kontrollit dhe optimizimit të “reve” kompjuterike të Sentia-s, përfshijnë shërbimet e menaxhuara në “renë” kompjuterike, shërbimet e sigurisë cloud dhe zhvendosjen e infrastrukturës së “resë” kompjuterike. Sentia ofron gjithashtu shërbime unike të monitorimit që analizojnë, gjurmojnë dhe parashikojnë aplikacionet e ndërmarrjeve dhe shërbimet cloud nga këndvështrimi i përdoruesit.

Kushtet financiare të transaksionit nuk u bënë të ditura.