by lajme.org on April 19, 2021 Sogojeva thotë se ka marrë premtim nga Vitia se do të hapen edhe sallat e dasmave – Lajmet e fundit
by lajme.org on April 19, 2021 KDI: Shtatë pika të Marrëveshjes së 2013-ës janë zbatuar, dy pjesërisht dhe gjashtë s’janë zbatuar – Lajmet e fundit
by lajme.org on April 19, 2021 Komuna e Suharekës kërkon edhe 100 vaksina shtesë anti-COVID – Lajmet e fundit
by lajme.org on April 19, 2021 Ministri Peci gjatë takimit me Kosnett: Transparenca dhe ligjshmëria, prioriteti ynë në drejtimin e ministrisë
by lajme.org on April 19, 2021 15 milionë vaksinime në Itali. Plani ambicioz: Brenda korrikut, vaksinohet 70 % e popullatës
by lajme.org on April 19, 2021 The Guardian: Si çeku i Lord Bajronit ndihmoi në krijimin e Greqisë moderne?
by lajme.org on April 19, 2021 Një pikturë kineze e vitit 1924 pritet të shitet në ankand për 45 milionë dollarë
by lajme.org on April 19, 2021 Piktura ku presidenti amerikan kalon lumin do të jetë në ankand muajin që vjen
by lajme.org on April 19, 2021 Ky është shqetësimi i Arbenita Ismajlit përgjatë gjithë shtatzënisë së saj
by lajme.org on April 18, 2021 Poem Blu nis pushimet e para me prindërit dhe ky është vendi që po viziton
by lajme.org on April 19, 2021 Me dy golat e shënuar në finalen e Kupës, Messi thyen një rekord tjetër
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Admovere: Vendim i duhur dërgimi i Kastratit në Këshill të Etikës – Lajmet e funditin Lajmeon April 8, 2021 Vendimi i Rektoratit i Universitetit të Prishtinës (UP) që rastin e Ardian Kastratit, profesor-asistent në Fakultetin Filozofik, ta deponojë për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës, për shkak të gjuhës seksiste të përdorur, është konsideruar vendimi më i duhur që do të mundë të merrej nga organizata “Admovere”. Sipas “Admovere”-s, ky hap nga ana e rektorit të UP-së, Naser Sahiti, është i pari i këtij lloji dhe paraqet progres në trajtimin e rasteve të tilla, transmeton Zeri.info. “Shpresojmë që këtij rasti t’i shkohet deri në fund, duke respektuar aktet normative të UP-së. Gjithashtu, shpresojmë që tani e tutje Këshilli i Etikës t’i trajtojë më me seriozitet rastet, të cilat deponohen në këtë Këshill, sepse jemi dëshmitarë që jogjithmonë vendimet e këtij Këshilli janë marrë përkitazi me detyrat që i ka. Rikujtojmë që ‘Admovere’ ka përcjellë punën e Këshillit të Etikës përgjatë viteve dhe gjetjet kanë qenë shqetësuese”, thuhet në një komunikatë të organizatës “Admovere”. Sipas “Admovere”-s, përgjatë viteve 2017-2019 në këtë Këshill janë raportuar 49 raste të shkeljeve të natyrave të ndryshme, si keqpërdorim i pozitës, plagjiat e falsifikime të autorësisë, kontrata të dyfishta, mosrespektim i kontratës së punës, avancime akademike të dyshimta, si dhe disa raste, ndonëse të rralla, të ngacmimeve seksuale, kërcënimeve ose incidenteve fizike. Por vetëm për tri sosh janë ndërmarrë procedura disiplinuese: dy vërejtje me shkrim dhe një vërejtje me gojë, të cilat janë masat më të lehta që parasheh Rregullorja për Masat dhe Procedurat Disiplinore të Personelit Akademik të UP-së. “Pra, siç edhe mund të shihet, për asnjë nga rastet e sipërpërmendura Këshilli i Etikës nuk ka ndërmarrë masat disiplinuese që parashihen në Rregullore e që janë: ndalja e mëditjes, mohimi i përfshirjes në komisione vlerësuese ose mentorim, degradimi i pozitës, ndalimi i avancimit, ulja e gradës akademike ose edhe e thirrjes akademike dhe ndërprerja e marrëdhënies së punës”, thuhet në reagimin e tyre. “Admovere” inkurajon studentët, stafin akademik, stafin administrativ, por edhe mekanizmat jashtë institucionit, organizata joqeveritare që kanë në fokus UP-në, që rastet e shkeljeve të Kodit të Etikës t’i deponojnë në Këshillin e Etikës. Ndërsa, për Rektoratin dhe Këshillin e Etikës kërkojnë që rastet që paraqiten në këtë Këshill të bëhen publike, bashkë me vendimet e Këshillit për ato raste, të cilat duhet të merren brenda një periudhe të arsyeshme kohore dhe të jenë të arsyetuara mirë. /Zëri Lajme të ngjajshme: Diplomati Kiçmari: Kosova do të ketë pasoja dhe përparësi për cilin do vendim që merr për ambasadën në Jerusalem – Lajmet e fundit Turqit i kërkojnë një ministri Kurtit, Damka: Do të qëndrojmë në sallë për Presidentin, s’kemi vendim për Qeverinë – Lajmet e fundit Haradinaj: I frikësohem situatave kur Vjosa Osmani duhet të marrë vendim të shpejtë në emër të Kosovës – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on April 19, 2021 Ministri Peci gjatë takimit me Kosnett: Transparenca dhe ligjshmëria, prioriteti ynë në drejtimin e ministrisë
on April 19, 2021 Sogojeva thotë se ka marrë premtim nga Vitia se do të hapen edhe sallat e dasmave – Lajmet e fundit
on April 19, 2021 KDI: Shtatë pika të Marrëveshjes së 2013-ës janë zbatuar, dy pjesërisht dhe gjashtë s’janë zbatuar – Lajmet e fundit