by lajme.org on August 10, 2022 Rizvanolli takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimin e teknologjisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte “El Dorado” për kriminelët – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Kosova dhe dialogu temë e nxehtë në parlamentin e Serbisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Ministria e Financave hap thirrje për angazhimin e pesë praktikantëve
by lajme.org on August 10, 2022 OEK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike Kosovë-Izrael
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeEkonomi Aeroportet që duhen shmangur këtë verëin Ekonomion August 1, 2022 Megjithëse fluturimet ndërkombëtare janë rikthyer në shifra të larta më shpejt nga sa pritej paspandemisë, kjo industri ende nuk është rikuperuar plotësisht pas mungesave të shumta të personelit dhe rritjes së kërkesave gjatë këtij sezoni pushimesh. Aeroportet kanë pasur radhë jashtëzakonisht të gjata këtë verë, ku në Heathrow të Londrës ka pasur grumbuj të mëdhenj bagazhesh dhe vetë aeroporti madje u ka thënë kompanive ajrore që të ndalojnë shitjen biletave për fluturimet gjatë verës. Nëse po mendoni të planifikoni një udhëtim me avion, do të ishte mirë t’i zgjidhnit me mençuri vendnisjet dhe destinacionet tuaja, pasi disa aeroporte kanë qenë më keq se të tjerët, siç tregon grafiku më poshtë bazuar te të dhënat e FlightAware. Aeroporti Ndërkombëtar Toronto Pearson në Kanada kryeson listën si aeroporti më i keq për t’u nisur për udhëtimin tuaj, për periudhën nga 26 maji deri më 19 korrik të këtij viti, pasi më shumë se gjysma e fluturimeve të tij janë vonuar. Aeroporti i Frankfurtit në Gjermani rezultoi pak më mirë, me 45.4 për qind të fluturimeve që kanë pasur vonesa. Mbretëria e Bashkuar është i vetmi vend që ka dy aeroporte të renditura në listë për këtë periudhë kohore, dhe të dyja ato – Gatwick dhe Heathrow – ndodhen në Londër. Ndërkohë, Aeroporti Sydney Kingsford Smith i Australisë u rendit i nënti (me 34.2 për qind), ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar Orlando i SHBA-së zuri vendin e dhjetë (me 33.4 për qind). Lista e aeroporteve me shkallën më të lartë të anulimeve të fluturimeve paraqet një panoramë paksa më ndryshe, me dy aeroporte kineze (Aeroporti Ndërkombëtar Shenzhen Bao’an me 7.9 për qind dhe Aeroporti Ndërkombëtar Guangzhou Baiyun me 5.2 për qind) dhe tre aeroporte në SHBA (Aeroporti Ndërkombëtar i Newark Liberty me 7.4 për qind, Aeroporti LaGuardia me 7 për qind dhe Aeroporti Kombëtar i Uashingtonit Ronald Regan me 5 për qind) të cilat renditen në dhjetëshen e parë. Aeroporti Schiphol i Amsterdamit është aeroporti më i keq i Europës për sa i përket anulimit të fluturimeve, me 3.9 për qind të totalit të të gjitha fluturimeve që janë anuluar. / Statista Previous PostNext Post
on August 10, 2022 Mustafa: Qeveria s’po u ofron zgjidhje qytetarëve që ta kalojnë dimrin e errët – Lajmet e fundit
on August 10, 2022 Lushtaku: S’do të ketë luftë, Kurti do ta zhvendosë vëmendjen nga keqqeverisja – Lajmet e fundit
on August 10, 2022 Finlanda dhe Estonia i kërkojnë BE-së që të ndalojë dhënien e vizave turistike për rusët
on August 10, 2022 Qeveria ndan edhe 100 mijë euro për punëtoret e sektorit publik që s’i kanë marrë nga 100 euro më parë – Lajmet e fundit