by lajme.org on August 17, 2022 Tahiri: Projektligji për zyrtarët publikë, sulm ndaj administratës shtetërore – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 KEDS-i fik dritat në objektin e tij: Kështu duhet të duken të gjitha objektet në Kosovë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 Escobari pas takimit në Bruksel: Ardhmëria e Kosovës dhe Serbisë është në Evropë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 Gazeta e njohur spanjolle: Çfarë ka Shqipëria që i bën vizitorët të dashurohen pas saj?
by lajme.org on August 17, 2022 ‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’, fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin osman
by lajme.org on August 11, 2022 Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia e fejesës
by lajme.org on August 11, 2022 Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëroi
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeEkonomi AFK merr 4 milionë euro hua nga BERZH-i, do të mbështeten bizneset e gravein Ekonomion July 30, 2022 Fondet do të shfrytëzohen për mbështetjen e investimeve nga bizneset e vogla dhe sipërmarrëset femra dhe përmirësimin e qasjes në financa për mikrondërmarrjet dhe ndërmarrjet e udhëhequra nga gratë jashtë Prishtinës Mbështetja e donatorëve nga SuediaBanka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH-i) po i mbështet gratë sipërmarrëse dhe bizneset e vogla në Kosovë me një pako të re të financimit për Agjencinë për Financim në Kosovë (AFK), institucion ky mikrofinanciar. Afro 2 milionë euro do të ndahen nga pakoja e kredisë për mbështetjen e investimeve nga bizneset e udhëhequra nga gratë. Financimi sigurohet nga BERZH-i, programi Gratë në Biznes, i cili e promovon sipërmarrësinë e grave dhe pjesëmarrjen e tyre në biznes duke ofruar qasje në financa dhe njohuri praktike. Programi Gratë në Biznes mbështetet nga qeveria e Suedisë dhe, që nga lansimi i saj në Ballkanin Perëndimor në vitin 2014, ka arritur tek më shumë se 4800 femra sipërmarrëse. Ky shërbim do të bazohet në suksesin e kredisë së parë për Gratë në Biznes që i është dhënë AFK-së në vitin 2019, pas së cilës janë parë investime në qendra të prodhimit, pajisje dhe shërbime të përmirësuara. Krahas kësaj, 2 milionë euro do t’u jepen hua ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (MSME-ve) në përpjekje për të zgjeruar qasjen në financa për kompanitë private në mbarë vendin. AFK-ja synon të arrijë tek bizneset jashtë kryeqytetit të Prishtinës, në veçanti, dhe të ofrojë financim për klientët e rinj. Neil Taylor, Shefi i BERZH-it për Kosovë, tha: “Boshllëqet gjinore mbeten shumë të mëdha dhe e kufizojnë potencialin ekonomik të vendit. Me mbështetjen e Suedisë, ne jemi të kënaqur të bashkëpunojmë përsëri me AFK-në si partner për të arritur tek më shumë biznese që udhëhiqen nga gratë, duke u ndihmuar atyre që të zhvillohen dhe ta ndryshojnë status quo-në. Mbështetja e MSME-ve dhe trajtimi i sfidave ndaj përfshirjes janë prioritetet kryesore për ne këtu”. Vahdet Anadolli, Drejtor Ekzekutiv i AFK-së, tha: “AFK-ja është e privilegjuar që ta vazhdojë bashkëpunimin e saj me BERZH-in me këto fonde të dedikuara për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe për gratë sipërmarrëse, segmente këto që kanë nevojë jetike për mbështetje financiare dhe asistencë teknike të qëndrueshme. Së bashku me BERZH-in, AFK-ja është në gjendje ta përmbushë misionin e saj kryesor për t’i ushqyer mikrondërmarrjet e Kosovës”. AFK-ja është institucioni i katërt më i madh mikrofinanciar në Kosovë. Me seli në Pejë dhe në funksion që nga viti 2000, ajo aktualisht u shërben më shumë se 22,000 klientëve, shumica nga zonat rurale të vendit, përmes një rrjeti prej 25 degësh dhe 233 punonjësish. BERZH-i i ka investuar 623 milion euro që kur e ka filluar veprimtarinë në vitin 2012 në Kosovë. Prioritetet strategjike të Bankës në vend janë promovimi i ekonomisë së gjelbër, mbështetja e zhvillimit të aftësisë konkurruese të sektorit privat dhe integrimi rajonal. Lajme të ngjajshme: Hetimet tatimore vlerësojnë mbi 6 milionë euro qarkullim të fshehur nga tre sektor specifik Previous PostNext Post
on August 17, 2022 KEDS-i fik dritat në objektin e tij: Kështu duhet të duken të gjitha objektet në Kosovë – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 ‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’, fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin osman
on August 17, 2022 Ymeri nga SBASHK-u: Nëse s’gjendet një zgjidhje, mund të rrezikohet mbajtja e testit të maturës – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Gazeta e njohur spanjolle: Çfarë ka Shqipëria që i bën vizitorët të dashurohen pas saj?