by lajme.org on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 29, 2023 “Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh”
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Aftësitë mjeshtërore të Kostandin Zografit në ikonën ‘Ringjallja e Lazarit’in Kulturëon January 13, 2023 Muzeu i Artit Mesjetar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka sjellë në vëmendje një prej ikonave të fondit të tij, “Ringjalljen e Lazarit”. Ajo është një nga ikonat e dodekaortonit që dekoronin kishën “Burimi Jetëdhënës” në Korçë. Dodekaorton është një term që vjen nga greqishtja dhe ka kuptimin e 12 festave më të rëndësishme të të krishterëve. Kisha i dedikohej Shën Harallambit (që mbron besimtarët nga murtaja), Virgjëreshës, Burimit Jetëdhënës dhe Shën Visarionit. Ikona është vepër e Kostandin Zografit dhe sipas mbishkrimit që ka poshtë në të djathtë është realizuar në vitin 1770. Ikona është punuar në një panel monolit prej arre me përmasa 54,5 x 44 x 3,5 cm me tempera veze. Tema e “Ringjalljes të Lazarit” bazohet në Dhiatën e Re. Krishti paraqitet në plan të parë të kompozimit në një moment solemn. Vdekja i është nënshtruar pushtetit të tij dhe me ton urdhërues ai i drejtohet Lazarit “Lazar dil jashte” ( Joa. 11,43 ). Dy burra në të djathtë kanë lëvizur pllakën e varrit. Pas urdhërit të Krishtit Lazari del i lidhur me fasha prej varrit. Ai thotë ” Zgjidheni dhe lëreni të shkoje”. Në krah të Krishtit qëndrojnë dishepujt e Tij. Gjesturat dhe mimika e tyre shpreh habi dhe admirim. Me tej në qendër të kompozimit, paraqitet një turmë qe merr pjesë në mrekullinë që po ndodh. Aty shihen pleqtë izraelitë me mjekra të gjata që besuan tek Krishti pasi panë me sytë e tyre atë që ndodhi. Në fytyrat e tyre shihet habi dhe befasi. Ngjarja zhvillohet jashtë qytetit të Bethanisë dhe në sfond duket një kodër dhe muret rrethuese. Kompozimi dominohet nga të kuqet e ngrohta që kontrastojnë me të gjelbrat dhe blutë. Paraqitja e balancuar si në kompozim dhe në ekzekutim tregon aftësitë mjeshtërore të artistit. Portretet janë punuar me kujdes dhe vëllimet janë të plota. Draperitë nuk janë tërësisht të sheshta./atsh/ KultPlus.com Previous PostNext Post
on January 29, 2023 “Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh”
on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Rama: Vuçiqi dhe unë kemi pikëpamje krejtësisht të ndryshme për çështjen e Kosovës – Lajmet e fundit