AGK dënon etiketimet e zyrtarëve të VV-së ndaj gazetarëve

AGK dënon etiketimet e zyrtarëve të VV-së ndaj gazetarëve – Lajmet e fundit



Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një reagimi, ka dënuar etiketimet dhe gjuhën e zyrtarëve të Lëvizjes Vetvendosje ndaj punës së gazetarëve.

Sipas AGK-së, askush nuk ka të drejtë të cenojë të drejtën e lirisë së shprehjes së tjetrit sepse janë të dëmshme, veç personit në fjalë, edhe për demokracinë e vendit.

“Gazetarët kanë të drejtë në kryerjen e punës se tyre lirshëm, pa pasur frikën e etiketimeve të kësaj natyre”, thuhet në postimin e AGK-së.

Poashtu, theksohet se duke akuzuar gazetarët në këtë mënyrë, të njëjtit i bëjnë target të sulmeve.

AGK më këtë postim u referohet postimeve paraprake të Liburn Aliut, Fitore Pacollit e Adnan Rrustemit, të cilët përmendën në postime Kryeredaktorin e Kohës Ditore – Agron Bajrami, gazetarin e Kohes Ditore Besnik Krasniqin dhe autorin e “Rubikon-it” në Klan Kosova, Adriatik Kelmendin.

Më poshtë postimi i plotë i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës