Ahmeti kritikon Qeverinë e Kuvendin për vonesën e pagesave të 170 eurove

Ahmeti apel qytetarëve: Respektoni masat ose nuk do të ketë shtretër në spitale e as mjekë për t’ju mjekuar – Lajmet e fundit



Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar qytetarët pas shtimit të numrit të të infektuarve me COVID-19.

Ahmeti ka bërë apel që të respektohen rekomandimet e institucioneve shëndetësore, para se të bëhet vonë, pasi siç ka paralajmëruar ai, Kosova mund të vërshohet nga rastet e shumta.

I pari i Prishtinës përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se deri tani nuk është infektuar, pavarësisht se ka pasur kontakte me shumë njerëz, por thotë se gjithmonë i ka respektuar masat mbrojtëse ndaj infeksionit.

“Fatmirësisht, deri më tani nuk e kam virusin. Por meqë numri i njerëzve që njoh me virus është shtuar, gjasat janë që të infektohem. Deri atëherë do ta luftoj me gjana të thjeshta. Maskë, distancë e larje e dezinfektim”, thekson Ahmeti.

Ai thotë se me faktin se e ka nënën 72-vjeçare, nuk dëshiron t’ia rrezikojë asaj shëndetin pasi, siç shprehet, ka parë shumë raste të rënda për ta kaluar këtë çështje “si hajgare”.

Kryetari i Prishtinës thotë se rekomandimet janë të thjeshta dhe nuk janë të vështira.

“Kujdes! Mund të vërshohemi nga rastet. Pastaj komplikimet e thjeshta mund të bëhen fatale. Thjeshtë, nuk do të krevate për t’u shtrirë e mjekë për të ju mjekuar”, përfundoi Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës./Zëri/