Ahmeti: Të hapen çerdhet e kafiteritë dhe të mbyllet karantina në Qendrën e Studentëve

Ahmeti: Askund nuk kam parë që Presidenti bind deputetët me votu për qeveri – Lajmet e fundit



Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas formimit të qeverisë së re.

Ahmeti ka thënë se shumica parlamentare mund të krijojë qeveri në çdo Republikë Parlamentare, por gjithashtu ka thënë se deri tani nuk ka parë askund që Presidenti i një vendi të bind deputetët për të votuar pro një qeverie, sidomos për votën kycce të qeverisë.

“Sistemet zgjedhore ndryshojnë prej vendit në vend, por shumica në Kuvend vendos.Por askund nuk kam pa që Presidenti “unifikues” me shku me bind deputetë me votu për një qeveri. E posaçërisht #vota61”, ka shkruar Ahmeti.

Kujtjmë se sot deputeti i Nismës, Haxhi Shala para votimit të qeverisë, deklaroi se votën e ti pro e jep pas takimit që ka pasur me presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj. /Zëri