Ahmeti: Kanë avancuar punimet për ndërtimin e Qendrës së Autizmit dhe Sindromës Down në Prishtinë

Ahmeti: Kanë avancuar punimet për ndërtimin e Qendrës së Autizmit dhe Sindromës Down në Prishtinë – Lajmet e fundit



Në Kosovë sot me disa aktivitete është shënuar 21 Marsi-Dita Botërore e Sindromës Down.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me rastin e shënimit të kësaj dite, ka thënë se mbështetja dhe integrimi e gjithëpërfshirja në shoqëri për personat me Sindromën Down janë dhe duhet të jenë betejat tona si një shoqëri e zhvilluar.

Ahmeti ka përmendur edhe ndërtimin e Qendrës së Autizmit dhe Sindromës Down në Prishtinë, për të cilën ka thënë se kanë avancuar punimet në këtë drejtim, transmeton Zeri.info.

“Jo thjeshtë pranimi, por respekti, dashuria, kujdesi, mbështetja dhe integrimi e gjithëpërfshirja në shoqëri për personat me Sindromën Down janë dhe duhet të jenë betejat tona si një shoqëri e zhvilluar. Kemi ende shumë për të bërë për të shpërblyer buzëqeshjen e personave me Sindromën Down por jam i gëzuar që tashmë kanë avancuar punimet për ndërtimin e Qendrës së Autizmit dhe Sindromës Down në Prishtinë”, tha Ahmeti.

Sipas tij, kjo qendër do të jetë vendtakim për këtë komunitet dhe do të ofrojë mbështetje dhe trajtim të specializuar, për të zhvilluar potencialin e tyre maksimal drejt një jete të shëndetshme, të pavarur dhe gjithëpërfshirëse. /Zëri