Ahmeti kërkon rishikimin e masave kundër koronavirusit

Ahmeti kërkon rishikimin e masave kundër koronavirusit – Lajmet e fundit



Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në facebook, ka kërkuar që masat momentale të ndërmarra ndaj koronavirusit të rishikohen edhe një herë, shkruan “zeri.info”.

Sipas tij, këto masa tashmë nuk janë në përputhje me situatën dhe nuk po respektohen as nga qytetarët e as nga inspektorët.

“Është koha që Kosova të intensifikojë rihapjen dhe të veprojë sipas situatës epidemiologjike”, ka thënë Ahmeti.

Ai po ashtu përmendi edhe masat të cilat do të duhej, sipas tij, të ndërmerren tash e tutje.