Ahmeti kërkon të mos shpejtohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme

Ahmeti kërkon të mos shpejtohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme – Lajmet e fundit



Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk e sheh të nevojshme shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai ka thënë se përpara kësaj ka shumë masa tjera që mund të merren për ta zbutur pandeminë, e që sipas tij nuk janë katastrofale për ekonominë.

“Gjendja e jashtë zakonshme – është diskutuar nga qeveria dhe do të diskutohet nesër nga institucionet që e kanë kompetencën për ta kërkuar nga Kuvendi. GjJ është instrument për të marr vendime më shpejtë. Kjo nuk nënkupton automatikisht masa të mbylljes”, shkruan ai, përcjell Zeri.info.

Ahmeti thotë se përderisa krejt komunat janë të brengosura për numrin e rritur të të prekurve, megjithatë nuk është paramenduar e as kërkuar mbyllja e plotë.

“Testet – ende po presim lejet e importit të testeve serologjike për Komunën e Prishtinës. Kjo do të na mundësonte që brenda një periudhe të shkurtër 2 javore të kuptojmë se sa njerëz kanë ndërtuar imunitet dhe më shumë informata demografike dhe shëndetësore në lidhje me virusin”, ka shkruar Ahmeti.

Statusi i plotë i Ahmetit:

1. Gjendja e jashtëzakonshme – është diskutuar nga qeveria dhe do të diskutohet nesër nga institucionet që e kanë kompetencën për ta kërkuar nga Kuvendi. GjJ është instrument për të marr vendime më shpejtë. Kjo nuk nënkupton automatikisht masa të mbylljes etj.

Ende nuk kemi parë propozimet e masave për të vlerësuar se a janë të mira apo jo. Përderisa krejt komunat janë të brengosura për numrin e rritur të të prekurve, megjithatë nuk është paramenduar e as kërkuar mbyllja e plotë.

Ka ende shumë gjëra që mund të bëhen për ta zbutur pandeminë e që nuk janë katastrofale për ekonominë.

2. Testet – ende po presim lejet e importit të testeve serologjike për Komunën e Prishtinës. Kjo do të na mundësonte që brenda një periudhe të shkurtër 2 javore të kuptojmë se sa njerëz kanë ndërtuar imunitet dhe më shumë informata demografike dhe shëndetësore në lidhje me virusin./Zëri