Ahmeti: Në krizën më të madhe ekonomike nga 1999, fërkohen duart për pushtet

Ahmeti: Në krizën më të madhe ekonomike nga 1999, fërkohen duart për pushtet – Lajmet e fundit



Kryetari i kimunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për Pakon Emergjente Fiskale me 170 milionë euro që është prezantuar më 14 prill, thotë se gati tre muaj më vonë nuk është paguar as gjysma e saj.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai shkruan se Kuvendi me dy qeveri nuk ka arritur të merret vesh as për këtë ndihmë minimale e lere më për diçka më shumë.

“Në krizen më të madhe ekonomike që nga viti 1999, me plotë rreziqe politike, ekonomia jonë është akull e ftohtë. As shkrepsen më të vogël nuk e kemi ndez. E në anën tjetër fërkohen duart për pushtet” shkruan ai, përcjell Zëri.

Bile Ahmeti thotë se ajo pako s’mund të quhet emergjente pasi tashmë jemi në korrik, e e njëjta është prezantuar në prill.

“Kjo Pako me këtë shumë nuk është as pako, nuk ka qenë bash fiskale e as ekonomike, dhe as për së afërmi nuk mund të quhet Emergjente në korrik”, shkruan ai. /Zëri