Ahmeti: Nëse nuk tregohet kujdes dhe rriten rastet me COVID-19, ka gjasa për shtyrje të lehtësimit të masave

Ahmeti: Nëse nuk tregohet kujdes dhe rriten rastet me COVID-19, ka gjasa për shtyrje të lehtësimit të masave – Lajmet e fundit



Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas publikimit të rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, për rastet e reja me virusin vdekjeprurës COVID-19, ka deklaruar se nëse nuk bëhet kujdes dhe shtohen rastet, mund të shtyhet vendimi për zbutjen e masave në lirinë e lëvizjes dhe hapjen e bizneseve.

Siç shkruan Ahmeti, pas katër rasteve të reja që janë lajmëruar sot në Prishtinë, janë duke u kujdesur që numri mos të rritet, transmeton “Zëri.info”.

“4 raste të reja në Prishtinë e 24 në krejt Kosovën. Pakujdesia mund të vonojë relaksimin e masave. Po mundohemi në çdo mënyrë ta kufizojmë këtë rritje të dytë të rasteve por na duhet bashkëpunimi i të gjithëve. Përndryshe IKSHP dhe Ministria e Shëndetësise mund të shtyejnë relaksimin e masave”, ka shkruar Ahmeti. /Zëri