“Air Albania” zbret në aeroportin e Kukësit, Rama: “Për 50 ditë miratohet procedura për tu bërë ndërkombëtar”

“Air Albania” zbret në aeroportin e Kukësit, Rama: “Për 50 ditë miratohet procedura për tu bërë ndërkombëtar”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sqaruar fluturimin e sotëm me ‘’Air Albania’’ me emigrantët e Londrës, dhe uljen në Rinas për të fluturuar më pas në Kukës.

Rama thotë se çdo aeroport operacion fillimisht nis si lokal, dhe më pas duhet një procedurë verifikimi për t’u bërë ndërkombëtar që zgjat 50-60 ditë.

Ai thotë se ka një interesim të lartë të kompanive për të patur fluturime nga aeroporti i ri në Kukës.

“Fluturuam nga Tirana në Kukës, sepse sipas rregullave çdo aeroport operacional nis si lokal, dhe ka procedurë për t’u bërë ndërkombëtar që zgjat 50-60 ditë. Pasi bëhet certifikimi, këto javë do bëhen marrëveshjet, ka interes të madh. Do i japë mundësi gjithë kësaj zone, jo vetëm të Shqipërisë, atëhere menjëherë do fillojë një lëvizje që do shkojë duke u rritur.

Shumë njerëz thonë çna duhen aeroportet, për ata që bëjnë xhiro, kanë lekë. Shqiptarët janë ndër popujt më të lëvizshëm për hyrje-dalje, për frymë. Jo vetëm kaq, ata që flasin për aeroportet si për luks, aeroportet janë fabrika buke, siç nuk i imagjinojnë.

Ka ca të tjerë ç’i duhen Shqipërisë 4 aeroporte. Kroacia është 4 milion, ka 9. Kroacia është fuqia e 7 e botës në turizëm.

Ka 9 porta nga qielli, shfrytëzon gjithë territorin e vet. Ju plotëson një kusht të rëndësishëm, atyre turistëve të cilët kur vijnë nga ajri, shpenzojnë më shumë edhe kur vijnë në tokë. Të ndalojnë në një pikë jo më të largët se 40-45 minuta nga aeroporti.

Nga ana tjetër ajo që ndodh, rritja eksponenciale e atyre që hyjnë përmes shumë portave, kërkon një rritje të atyre që i presin. Të numrit të atyre që punojnë në këtë sektor të mikpritjes që quhet turizëm.’’- tha Rama.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.