by lajme.org on February 28, 2021 Në Likoshan dhe Qirez do të mbahen homazhe për nder të dëshmorëve dhe martirëve – Lajmet e fundit
by lajme.org on February 28, 2021 Whenever may be the last time you did a very important factor good your self?
by lajme.org on February 28, 2021 Rama të hënën në Bruksel takon presidenten e KE-së – Lajmet e fundit
by lajme.org on February 28, 2021 Vaksinimi në SHBA/ Deri më tani 72 milionë kanë marrë dozën e parë, vaksina e tretë do përshpejtojê procesin
by lajme.org on February 28, 2021 Universiteti britanik hap master ku diplomohesh për grupin “The Beatles”
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Akademia e Shkencave e Shqipërisë aderon në Lëvizjen për Luftën Kundër Antisemitizmitin Kulturëon January 26, 2021 Institucioni më i lartë akademik në Republikën e Shqipërisë është bërë pjesë e institucioneve simotrave në luftën kundër antisemitizmit. Akademia e Shkencave të martën ka miratuar vendimin për aderim në Lëvizjen për Luftën kundër Antisemitizmit. Përmes një letre që është nisur në adresë të Robert Singerit, kryesues i Qendrës Hebraike në Lëvizjen për Luftimin e Antisemitizmit, si dhe ambasadorit izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, kryeakademik Skënder Gjinushi ka njoftuar për vendimin e Kryesisë së Akademisë shqiptare për t’u bërë pjesë e kësaj lëvizjeje, duke e miratuar përkufizimin e përdorshëm për antisemitizmin sipas kuptimit në dokumentin e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit. “Duke qenë se shteti shqiptar është vend bashkëthemelues i Forumit Ndërkombëtar të Holokaustit, duke qenë se shteti shqiptar si vend organizator i Forumit të Ballkanit kundër Antisemitizmit ka pranuar interpretimin e antisemitizmit sipas përcaktimit nga Lëvizja kundër Antisemitizmit dhe është anëtarësuar në këtë lëvizje, duke qenë se Akademia e Shkencave është bashkëhartuese e Ligjit për Ditën e Kujtesës dhe organizatore e shumë konferencave shkencore në përputhje me të, duke qenë se botimet shkencore të Akademisë së Shkencave dhe bashkëpunëtorëve të saj kanë luajtur një rol të rëndësishëm për njohjen ndërkombëtare të rolit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë SHOAH-ut, Asambleja e Akademisë së Shkencave ka vendosur të aderojë si institucion në nismat ndërkombëtare IHRA (International Holocaust Remembrance Alliance) dhe CAM (Combat Anti-Semitism Movement)”, thuhet në letrën e Gjinushit. Ky vendim, sipas ASH-së, shpallet me rastin e 27 janarit, që është Dita Ndërkombëtare e Kujtesës. Ndërkaq, Shaban Sinani, sekretar shkencor në ASH, ka thënë se vendimi i Asamblesë së institucionit më të lartë akademik në Shqipëri u është përcjellë organizatave ndërkombëtare. Vetë kryetari i Qendrës Hebraike, Robert Singer, duke reaguar ndaj vendimit të ASH-së, e ka quajtur këtë si “vendim të jashtëzakonshëm” duke e cilësuar si hap kolosal që edhe një institucion akademik jo vetëm përcakton pozicionin e vet në lidhje me termin antisemitizëm në kuptimin e sotëm dhe në kushtëzimet që ka termi me Holokaustin, por ndikon që edhe institucione të tjera akademike e universitare në Ballkan të ndjekin një hap të tillë. Edhe ambasadori izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, në letrën e dërguar në adresë të kryetarit të ASH-së, ka theksuar se “populli shqiptar ka mbajtur gjithnjë anën e vërtetë të historisë”. © KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Lajme të ngjajshme: Akademia e Shkencave në Shqipëri aderon në lëvizjen për luftën kundër antisemitizmit Akademia e Shkencave e Shqipërisë rikandidon Ismail Kadarenë për çmimin ‘Nobel’ Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizon veprimtari shkencore për Ismail Kadarenë Akademia e Shkencave e Shqipërisë do ta rikandidojë Kadarenë për “Nobel” Previous PostNext Post
on February 28, 2021 Në Likoshan dhe Qirez do të mbahen homazhe për nder të dëshmorëve dhe martirëve – Lajmet e fundit
on February 28, 2021 Vaksinimi në SHBA/ Deri më tani 72 milionë kanë marrë dozën e parë, vaksina e tretë do përshpejtojê procesin
on February 28, 2021 Shefi i BE-së në Kosovë tregon se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë – Lajmet e fundit
on February 28, 2021 783 kosovarë u gjobiten gjatë 24 orëve të fundit për mosrespektim të masave anti-COVID – Lajmet e fundit