Aktivisti Veron Hasani inicion padi në polici, rrëfen ngjarjen me truprojat e Presidentit Thaçi

Aktivisti Veron Hasani inicion padi në polici, rrëfen ngjarjen me truprojat e Presidentit Thaçi – Lajmet e fundit



Aktivisti Veron Hasani pasi ka iniciuar padi në polici bashkë me avokatin Tomë Gashi ka folur para mediave.

Aktivisti Veron Hasani ka thënë se truprojat e presidentit Hashim Thaçi i janë sulur atij dhe shokëve derisa kanë ushtruar dhunë.

“Kemi shkuar në QKUK për t’u trajtuar. Do t’i ndjekim penalisht ata persona për dhunën e ushtruar ndaj meje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hasani thotë se nuk ka pasur komunikim verbal me truprojat e Thaçit derisa ata e kanë sulmuar pa u prezantuar.

“Nuk kam pasur komunikim. Ata erdhën drejt nesh pa i njohur fare kush janë”.

Aktivisti thotë se nuk kanë pasur qëllime për ta sulmuar Thaçin por vetëm për t’i shprehur disa mesazhe.

Image

Hasani thotë se në Inspektoratin Policor të Kosovës  është pyetur për dhunën që është ushtruar ndaj tij.

Ndërkohë avokati i Hasanit, Tomë Gashi thotë se tashmë është iniciuar rasti ndaj dy truprojave të Thaçit dhe se Veron Hasani është ftuar si i dëmtuar e jo si i dyshuar.

Image

 

Image

Image

Image