Aktorja e “A Walk to Remember” bëhet nënë për herë të parë

Aktorja e “A Walk to Remember” bëhet nënë për herë të parë

Mandy Moore dhe bashkëshorti i saj, Taylor Goldsmith, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë – një djalë!

Aktorja që u e njohur në mbarë botën për rolin e saj në filmin “A Walk to Remember”, lajmin e dha me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, duke zbuluar edhe emrin e djalit që është, Gus, njofton Insajderi.

“Gus është këtu”, shkroi ajo. “Djali ynë i ëmbël August Harrison Goldsmith. Ai ishte i përpiktë dhe lindi në datën e tij të paraparë, duke lumturuar prindërit e tij. Ishim të përgatitur të binim në dashuri në çdo mënyrë, por kjo është përtej asaj që ne kemi imagjinuar”.

Gus, fëmija i parë si për Moore ashtu edhe për Goldsmith, 35 vjeçar, i cili këndon dhe luan kitarë në grupin muzikor, “Dawes”. /Insajderi.com