Albin Kurti flet pas aprovimit të buxhetit në Qeveri, tregon projektet që pritet të kryhen

Albin Kurti flet pas aprovimit të buxhetit në Qeveri, tregon projektet që pritet të kryhen – Lajmet e fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar detajet e votimit të buxhetit të ri të Republikës së Kosovës, që pritet të hidhet në votim në Kuvendin e Kosovës. 

Kurti në një postim në Facebook ka treguar projektet që pritet të kryhen pas kalimit eventual në Kuvend. Ai thotë se i gjithë kabineti është ndarë i kënaqur me buxhetin e ri. 

Këto janë projektet që pritet të kryhen me buxhetin e ri: 

Buxheti

I gjithë kabineti jemi të kënaqur me ndarjen e drejtë buxhetore që është bërë. Qeveria jonë ka trashëguar një masë të konsiderueshme të obligimeve të papaguara nga Qeveria e kaluar dhe Komunat, gjithsej, borxhi është në vlerë 328 milionë euro. Projekt buxheti 2020 që do të votohet në këtë muaj nuk është i ri sikur qeveria jonë. Por, edhe me kaq pak ne do të bëjmë më shumë dhe më mirë se kurdoherë.

Infrastruktura

Rruga Prishtinë-Mitrovicë, e njohur si N2, do të bëhet. Si hap të rëndësishëm sot miratuam shpronësimin e pronave të paluajtshme në segmentin Gojbulë-Smerkovnicë, gjë që do ta përfundoj zgjerimin e kësaj rruge e cila ka filluar para rrugës së kombit “Ibrahim Rugova” por ende s’u përfundua.

Energjia

U themelua Komiteti Drejtues i Projektit të Asistencës Teknike “Ener­gjia nga Li­njiti”. Komitetit do t’i prijë Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, e me anëtarët Besnik Bislimin, ministër i Financave dhe Transfereve, Lumir Abdixhikun, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, Emilija Rexhepi, ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ivan Milojeviq, ministër i Zhvillimit Rajonal. Gjithashtu, me këtë vendim të miratuar sot janë emëruar edhe anëtarët vëzhgues të Komitetit Drejtues nga Zyra e Rregullatorit për Energji, Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Prona

U miratua vendimin me të cilin i kërkohet Agjencisë Kosovare të Privatizimit që të pezullojë për afat të pacaktuar të gjitha veprimet në lidhje me pronat e paluajtshme nga “Lista e Aseteve për Qira­dhënie – me karakter specifik – e azhurnuar”, e shpallur më 5 mars 2020.