Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kufizon fushatën zgjedhore në pesë ditë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kufizon fushatën zgjedhore në pesë ditë – Lajmet e fundit



Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, edhe pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që fushata zgjedhore të mbahet 30 ditë, ka vendosur që ta kufizojë atë në pesë ditë.

Ky vendim sipas kësaj partie është marrë për shkak të situatës me virusin COVID në vend.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj partie Ramush Hardinaj, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që Fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale Tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë. Po ashtu jemi të përcaktuar që edhe këtë afat 5 ditor të fushatës, ta zhvillojmë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tjj.

Tutje i pari i AAK-së është shprehur që si AAK, do të mundohen që nga dita e nesërme të gjejnë mënyra alternative për të shfaqur programin e tyre dhe objektivat në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Të nderuar qytetarë, struktura e simpatizantë të AAK-së, do të përpiqemi që duke filluar nga nesër, të gjejmë mënyra alternative të komunikimit dhe të shpalosim programin dhe objektivat tona për zgjedhjet e 17 Tetorit. Gjatë kësaj kohe do ta zbatojmë modelin e fushatës digjitale. Na priftë e mbara! RH”./Zëri